TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Qershor 2024, 22:28

“Jam shqiptar dhe e them pa frikë”, flet gazetari që “çmendi” serbët me simbolin e shqiponjës

Shkruar nga Pamfleti

“Jam shqiptar dhe e them pa frikë”, flet gazetari që

Gazetari nga Kosova Arlind Sadiku ka folur për veprimin që marrosi serbët. Dje në ndeshjen kundër Anglisë ai bëri me duar simbolin e shqiponjës, gjë që ka sjellë reagime në Beograd.

Ai ka folur këtë mbrëmje, ku tha nuk pendohet për shqiponjën, pavarësisht se kjo mund ti kushtojë atij akreditimin si gazetar në UEFA.

Ai tha se nuk e kishte menduar ta bënte një gjë të tillë, por kanë qenë thirrjet raciste të tifozëve serb që e kanë shtyrë t’u tregoj se është shqiptar e për këtë ai tha se ndihet shumë krenar.

Ajo erdhi nga presioni i vazhdueshëm dhe thirrjet raciste që bënin tifozët e serbisë. Ata thërrisnin Kosova është Serbi. Unë bëra shqiponjën një gjest që nuk bëhem kurrë pishman sepse unë jam krenar që jam shqiptar dhe në çdo rrethanë apo në çdo situatë do e them pa frikë”, tha Sadiku në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje