Sport22 Maj 2023, 19:41

Juventus shpallet fajtor/ Gjykata i heq 10 pikë “Zonjës së Vjetër”, Milan sheh “ëndrra” me “Champions League”

Shkruar nga Pamfleti

Juventus shpallet fajtor/ Gjykata i heq 10 pikë “Zonjës së

Gjykatën Federale e Apelit ka vendosur t’i heqë “Zonjës së Vjetër” 10 pikë për shkak të akuzave për mashtrim me financat e klubit. Ky dënim e përjashton zyrtarisht Juventusin nga zona e Champions League, pasi bie në vendin e 8-të me 59 pikë.

Nga ky dënim përfiton Milani i cili ngjitet në vendin e katërt, duke siguraur kështu një vend në Ligën e Kampioneve vitin e arshëm, gjithmonë nëse arrinë që të fitojë dy ndeshjet e mbetura. 

Kujtojmë se Juvja u dënua fillimisht me heqjen e 15 pikëve, por apelimi i tyre i fundit në Collegio di Garanzia ishte pjesërisht i suksesshëm dhe u anulua përkohësisht heqja e pikëve në pritje të këtij gjyqi të tretë.

Prokuroria gjithashtu një pezullim prej tetë muajsh për Pavel Nedved, Paolo Garimberti, Assia Grazioli-Venier, Caitlin Mary Hughes, Daniela Marilungo, Francesco Roncaglio dhe Enrico Vellano.

Tanimë vendimi i Gjykatës Federale të Apelit do të ndikojë dhe në vendimin që do të marrë UEFA lidhur me skuadrën torineze sa i takon pjesëmarrjes në Ligë e Kampioneve vitet e ardhshme.

 

 

juventus gjykata 10 pikë