Sport22 Maj 2023, 18:27

Kategoria Superiore e Femrave/ Vllaznia për në librin “Guinness”, fiton titullin e 10-të radhazi pa asnjë humbje apo barazim

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria Superiore e Femrave/ Vllaznia për në librin

Vllaznia në futbollin e femrave ka siguruar titullin e 10-të kampion radhazi. Ekipi shkodran fitoi edhe ndeshjen e fundit ndaj Tiranës në kampionat në shifrat 3-0 në stadiumin “Loro Boriçi” përballë tifozëve shkodran që festuan këtë sukses të padiskutueshëm.

Golat e Doçit, Gjergjit dhe Berishës i dhanë fitoren Vllaznisë e cila me titullin kampion të këtij viti të fituar vendos yllin në fanellë. Pas pjesëmarrjes vitin e kaluar në grupet e Ligës së Kampioneve, e para skuadër shqiptare që arriti ketë sukses, vajzat kuqeblu vendosin një tjetër rekord duke u bërë ekipi i parë që arrin 10-të tituj kampion radhazi.

Në një tjetër sezon të shkëlqyer Vllaznia dominoi përballë të gjitha ekipeve duke qenë mbretëresha e pathyer e futbollit shqiptar. Vllaznia grumbulloi 53 pikë me 18 ndeshjet e fituara, pa asnjë humbje dhe pa asnjë barazim.

Ky trofe i 10-të i Vllaznisë është një përgjegjësi më shumë për këtë ekip i cili do të kërkojë edhe njëherë të sigurojë një vend në grupet e Ligës së Kampioneve për të vijuar që të shkruajnë historinë e lavdishme që nisi 10-të vite më parë dhe që po kulmon tashmë me pjesëmarrjet në Ligën e Kampioneve.

vllaznia kampione