TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Qershor 2026, 17:06

Ka fituar vetëm 2 tituj kampionë në histori, kush janë rivalët e Egnatias në Ligën e Kampionëve

Shkruar nga Pamfleti
Ka fituar vetëm 2 tituj kampionë në histori, kush janë
Petrokub

Egnatia do të përballet me skuadrën moldave të Petrokub Hinçeshti në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve.

Petrokub nuk konsiderohet ndër kundërshtarët më të fortë që mund të rezervonte shorti. Klubi moldav ka një eksperiencë relativisht të kufizuar në Ligën e Kampioneve, pasi në historinë e tij 26-vjeçare ka fituar vetëm dy tituj kampionë, në vitin 2024 dhe së fundmi në sezonin 2026.

Skuadra, e përbërë pothuajse tërësisht nga futbollistë moldavë, ka arritur të thyejë dominimin shumëvjeçar të Sherif Tiraspolit në futbollin moldav. Paralelisht, Petrokub po konsolidon gradualisht edhe praninë e tij në arenën ndërkombëtare, duke marrë pjesë rregullisht në kompeticionet europiane që prej vitit 2018.

Arritja më e rëndësishme e klubit erdhi në sezonin 2024-2025, kur siguroi pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Më herët, skuadra ishte eliminuar në fazën “play-off” të Ligës së Europës nga kampionët bullgarë të Ludogoretsit.

Petrokub ka pasur edhe precedentë përballjesh me skuadra shqiptare. Në sezonin 2022-2023 të Ligës së Konferencës, moldavët u përballën me Laçin, duke barazuar 0-0 në ndeshjen e parë në Moldavi dhe duke triumfuar 4-1 në sfidën e kthimit të luajtur në Shqipëri.

Për shkak të kërkesave të UEFA-s, kampionët e Moldavisë nuk i zhvillojnë ndeshjet europiane në stadiumin e tyre. Takimet ndërkombëtare i luajnë në stadiumin e Kishinjevit, kryeqytetin e vendit.

egnatia petrokub champions league

Lini një Përgjigje