TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Tetor 2025, 22:00

Ka luajtur 3 ndeshje në Bundesligën gjermane, mesfushori shqiptar prezantohet te skuadra austriake

Shkruar nga Pamfleti

Ka luajtur 3 ndeshje në Bundesligën gjermane, mesfushori shqiptar

Mesfushori shqiptar i Kosovës, Blendi Idrizi është bërë zyrtarisht pjesë e klubit austriak, SCR Altaç.

Këtë lajm e ka bërë me dije vet klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale, duke thënë se ai u transferua si lojtar i lirë.

Idrizi së fundmi ishte pjesë e Shalkes, por lëndimet e shpeshta bën që klubi gjerman të mos e vazhdojë më bashkëpunimin me të. Vlen të theksohet fakti se 27-vjeçari numëron 9 paraqitje me fanelën e Kosovës si dhe 3 prezenca në Bundesligën e Gjermanisë. 

Gjatë kohës së tij me Shalken, ai bëri gjithsej 56 paraqitje në divizionin e dytë në Gjermani, përfshirë një huazim njëvjeçar te Jahn Regensburg.

blendi idrizi mesfushori shqiptar altaç

Lini një Përgjigje