
Fadil Vokrri vazhdon të figurojë në mesin e votuesve në Tiranë, edhe disa vjet pas vdekjes së tij. Vokrri, një ndër futbollistët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave në kontinentin evropian, mbante edhe nënshtetësinë shqiptare.
Gazetari nga Kosova Xhemajl Rexha ka gjetur emrin e tij te Qendra e Votimit, te Liceu Artistik, në Tiranë.
Në të njëjtën qendër të votimit gjatë ditës së sotme kanë votuar disa prej deputetëve më të njohur të vendit. E habitshme se si askujt prej tyre nuk u ka rënë në sy. Ajo që e bën faktin më shqetësues është se emri i tij figuronte edhe në zgjedhjet e vitit 2021, duke shfaqur faktin se listat nuk janë përditësuar.
Legjenda Vokrri u nda nga jeta në 9 qershor 2018.
Lini një Përgjigje