TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2025, 17:42

Pedersen triumfon me fotofinish në Vlorë, çiklisti danez rimerr fanelën rozë

Shkruar nga Pamfleti

Pedersen triumfon me fotofinish në Vlorë, çiklisti danez rimerr

Çiklisti danez Mads Pedersen fitoi sot në Vlorë etapën e tretë të Xhiros së Italisë, pas 3h 49’47” pedalim, duke marrë edhe kreun provizor të turneut. Ai vesh sërish fanelën rozë të liderit (7h 42’ 10 koha e përgjithshme).

Kjo ishte etapa e tretë dhe e fundit e Xhiros së Italisë zhvilluar në Shqipëri. Etapa e sotme u zhvillua e gjitha në qytetin e Vlorës dhe zonat përreth saj, një etapë mikse, me disa malore dhe pjesë fushore.

Një tjetër etapë mjaft e bukur, e fortë dhe spektakolare në rrugët e Shqipërisë, ku garuesit patën mundësi të shijojnë edhe pamjet e bregdetit. Kalimi në qafën e Llogarasë ishte edhe momenti më i vështirë i garës.

Etapa e sotme nisi nga qyteti i Vlorës, përshkoi rrugën e re të Kucit, për të mbërritur në Qeparo. Më pas kthimi nga bregdeti dhe ngjitja e Llogarasë, ku disa ciklistë u shkëputën, por u kapën gradualisht nga grupi i madh.

mads pedersen çiklisti danez

Lini një Përgjigje