TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2025, 16:53

Dy minuta për të mundur Çelsin, Njukasëlli merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions League

Shkruar nga Pamfleti

Dy minuta për të mundur Çelsin, Njukasëlli merr fitore

Njukasëlli ka mposhtur Çelsin me rezultatin e pastër 2-0. Tre pikë të arta për vendësit, që marrin vendin e tretë në luftën për Champions.

Çelsi në anën tjetër merr goditje të rëndë. Kjo pasi qendron në vendin e pestë me po aq pikë sa Aston Vila që ndjek.

Goli i parë për Njukasëllin u shënua nga Tonali, sapo filloi ndeshja. Çelsi mbeti me 10 lojtarë, pasi Xhekson u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë.

Për të mbyllur ndeshjen mendoi Bruno Guimaresh. Ky i fundit shënoi në minutën e 91. Tashmë kanë mbetur edhe dy javë për t’u luajtur

njukasëll çelsi premier liga

Lini një Përgjigje