TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 21:56

“Ka një shije të hidhur”, Berisha i pakënaqur pas çmimit të dytë radhazi: Botërori me Shqipërinë? Shpresojmë

Shkruar nga Pamfleti

“Ka një shije të hidhur”, Berisha i pakënaqur pas

Medon Berisha ka qenë përsëri sot një protagonist absolut në ndeshjen e Leçes në Serinë A ndaj Veronës. Mesfushori u shpall përsëri lojtari më i mirë i ndeshjes pas barazimit pa gola, por ai ka theksuar se nuk e entuziazmonte shumë ky trofe individual.

Ka një shije të hidhur. Sinqerisht nuk më intereson shumë çmimi, pasi në fund dëshiroja të fitoja. Jam i zhgënjyer pasi kemi bërë një ndeshje të madhe dhe mund të merrnim tre pikët.

Pikë të tjera? Po, pika vlen gjithsesi, por në fazën ofensive duhet të finalizojmë më mirë, kishim 2-3 raste për gol.

Tani Kombëtarja dhe rruga drejt Botërorit? Shpresojmë”, tha Berisha për mediat pas përfundimit të ndeshjes.

 

medon berisha mesfushori i shqipërisë leçe

Lini një Përgjigje