TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2025, 20:56

“Përralla” Sandërlend ndal Arsenalin në ‘frymën e fundit’, Granit Xhaka protagonist ndaj ish-ëve

Shkruar nga Pamfleti

“Përralla” Sandërlend ndal Arsenalin në

Sandërlendi është padyshim surpriza më e bukur e këtij sezoni në Premier Ligë. Ekipi i drejtuar nga Regis Le Bris ka ndalur sot Arsenalin në një barazim spektakolar 2-2.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0. Goli erdhi në minutën e 36, ku pas një topi të gjatë të nisur nga portieri Robin Roefs, dhe pasimit me kokë të Nordi Mukiele, ishte Daniel Balard që dërgoi topin ne portën e mbrojtur nga David Raja me një goditje të bukur.

Fillimisht Arsenali barazoi shifrat me golin e Bukajo Saka, pas asistit të Mikel Merino, në minutën e 54. Gjithçka ndodhi pas një topi të humbur nga lojtarët e Sandërlendit në mesin e fushës së tyre.

Në minutën e 73, Leandro Troshard i dha avantazhin Arsenalit me një gol fantastik, pas një goditjeje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë. Brajan Brobi barazoi shifrat me një gol spektakolar në minutat shtesë, duke i hequr fitoren nga duart Arsenalit.

Në njëfarë mënyre, protagonist në këtë ndeshje ishte edhe Granit Xhaka, si një ish i “topçinjve”. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, teksa ishte një nga liderët për ekipin e tij në fushë, me plot pasion dhe grintë.

Pas këtij barazimi, Arsenali mban vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Sabdërlendi vendin e tretë me 19 pikë.

 

 

sandërlend arsenal premier liga

Lini një Përgjigje