
Skuadra zvceriane njihet për të paturit në organikë shumë lojtarë me origjinë shqiptare. Siç është rasti i Bazelit që ka nxjerrë nga akademia shumë emra futbollistësh me origjinë shqiptare.
Së fundmi me ekipin e parë të Bazeit janë bashkuar edhe dy lojtarë shqiptarë që kanë ardhur nga grupmoshat. Mesfushori 17-vjeçar Demi Xhemalija që gjithashtu është edhe kapiten i Zvicrës U-17 është bashkuar me kuqeblutë. Djaloshi nga Presheva shihet si një talent me të ardhme të ndritur nga drejtuesit zviceran.

Në krahun tjetër lojtari i dytë që bashkohet me ekipin e parë të Bazelit është edhe 18-vjeçari Erdin Ismaili. Ai luan si mbrojtës dhe ka qenë kapiten te Bazel U-18. Deri më tani ndryshe nga Xhemalija, Erdini nuk ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Zvicrës.

Lini një Përgjigje