TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2023, 19:12

Kalimi te Borusia e Dortmundit “reklamë”, Mërgim Berisha gjen klubin e ri në Bundesligën Gjermane

Shkruar nga Pamfleti

Kalimi te Borusia e Dortmundit “reklamë”, Mërgim Berisha

Mërgim Berisha do të jetë lojtari më i ri i Hofenhajmit në Bundesligën gjermane. Sulmuesi shqiptar u përfol këto ditë për një kalim te Borusia e Dortmundit, por kanë qenë vetëm thashetheme merkatoje.

Lojtari me origjinë shqiptare, por që luan për përfaqëesuesen e Gjermanisë ka zgjedhur që të ‘ndajë’ rrugët me Augsburgun, por jo me kampionatin gjerman.

Marrëveshja është pranë mbylljes, pasi Berisha nuk është paraqitur në stërvitje me klubin e tij, teksa pritet zyrtarizimi te Hofenhajmi.

Augsburgu do të përfitojë ndjeshëm nga kjo marrëveshje, pasi lojtari që bleu për vetëm 4 milionë euro, tashmë do të shitet për rreth 14 milionë euro në klubin e ri. Ndërkohë, është ruajtur edhe një përqindje nga shitja e radhës për lojtarin, nëse Hofenhajmi do ta realizojë një gjë të tillë në të ardhmen. Kjo do të jetë shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e Augsburgut, me rekordin që mbahet nga ajo e Rahman Baba te Çelsi për 26 milionë euro në vitin 2015.

 

mërgim berisha sulmuesi shqiptar hofenhajm

Lini një Përgjigje