TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2025, 17:11

Kalimtari i pret rrugën, çiklisti bie në tokë pranë Tajvanit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kalimtari i pret rrugën, çiklisti bie në tokë pranë

Organizimi i “Giro d’Italia” në Shqipëri është kthyer në një makth për qytetarët e Tiranës, Durrësit dhe Vlorës, pasi qytetet janë kthyer në një kolaps të plotë.

Rrugët janë bllokuar jo vetëm për automjetet edhe për qytetarët, të cilët kanë mbetur të bllokuar kur janë kthyer nga puna.

Gjithsesi, ka dhe nga ata të cilët e thyejnë rregullin duke i shpëtuar edhe mbikëqyrjes së efektivëve të Policis. Kjo ka sjellë edhe incidente me çiklistët.

Siç shihet në videon e mëposhtme, disa qytetarë kanë kaluar kordonin e Policisë, duke kaluar rrugën mes për mes, por njëri prej tyre është përplasur me një çiklist. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe e ka ndërprerë momentalisht garën.

giro d\'italia çiklisti

Lini një Përgjigje