
Ernest Muçi po vuan momentalisht, pasi u bënë disa javë që është jashtë për shkak të një dëmtimi. Megjithatë, te Beshiktashi duket se kanë besim tek aftësitë e shqiptarit, duke nisur nga trajneri Solskjaer.
Por kështu nuk mendon gazetari turk, Firat Gunajer. Ky i fundit është munduar që të ulë figurën e Muçit, në një mënyrë shumë të turpshme.
“Nëse do të isha unë president, do ta shisja Muçin nëse më vinte një ofertë 5-6 milionë euro për të”, ishin fjalët e gazetarit Firat Gunajer. Kjo deklaratë po bën bujë në Turqi, ku ka nga ata që janë kundër dhe që e mbështesin.
Kujtojmë se 24-vjeçari është pjesë e “Shqiponjave” të Stambollit prej shkurtit të vitit të shkuar. Beshiktashi pagoi te Legia e Varshavës për shqiptarin 10 milionë euro.
Lini një Përgjigje