TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Tetor 2024, 15:27

Kaljari i “rrëmben” Juventusit një pikë, ekipi nga Sardenja i jep ‘një dorë’ milanezëve

Shkruar nga Pamfleti

Kaljari i “rrëmben” Juventusit një pikë, ekipi nga

Juventusi ndalet në barazim 1-1 në Torino, në përballjen e javës së shtatë të kampionatit. Një sfidë me shumë ritëm, emocione, por që në fund nuk pati fitues.

Bardhezinjtë u vendosën në kërkim të golit që në fillim, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Në minutën e 13, “Zonja e Vjetër” reklamoi 11 metërsh, pas një prekje me dorë në zonë të një prej futbollistëve mysafir. Për të akorduar penalltinë u desh ndërhyerja e sistemit VAR, me arbitrin që drejtoi gishtin nga pika e bardhë. Vlahoviç u tregua i saktë, duke dërguar topin në fundin e rrjetës.

Në minutën e 78, sulmuesi serb pati mundësinë të mbyllte ndeshjen, por gaboi në mënyrë të pabesueshme me portën gjysmë të boshatisur.

Të besuarit e Motas u përpoqën që të administronin rezultatin, por nuk ia dolën dot. Mysafirët nga Sardenja barazuan shifrat në minutën e 88 me Marin, i cili ekzekutoi si duhet një penallti.

Konseisao la në baltë skuadrën torineze pikërisht atëherë kur duhej. Portugezi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89, për një simulim.

Me këtë rezultat, Juventusi është në vendin e 3 me 13 pikë, teksa numëron 3 fitore, 4 barazime, ndërsa nuk është mposhtur ende.

Në krahun tjetër, Kaljari ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e 15. Seria A ka në program edhe disa ndeshje të tjera për këtë javë, ku në fushë do zbresin Roma dhe Milani.

juventus kaljari seria a

Lini një Përgjigje