TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2023, 20:02

Kampionët e Francës i kërkojnë ulje të pagës aktuale, Lionel Mesi drejt largimit nga PSG-ja në merkaton e verës

Shkruar nga Pamfleti

Kampionët e Francës i kërkojnë ulje të pagës

Lionel Mesi do largohet nga PSG-ja këtë verë.

Sipas “L’Equipe”, ylli argjentinas nuk do të vazhdojë te PSG-ja nëse nuk pranon një ulje rroge. Është ky kushti që skuadra pariziene i kërkon futbollistit, të cilit i përfundon kontrata pas tre muajve.

Gazeta franceze siguron se klubi i kërkon një ulje që shkon në një të katërtën e pagës aktuale, ndonëse “Sport” në Spanjë ka mundur të mësojë se ky informacion është totalisht i rremë.

Oferta që i ka bërë PSG-ja sulmuesit është të aktivizojë rinovimin me një vit që ka në kontratë me të njëjtat kushte aktuale ekonomike. Dallimet mes PSG-së dhe Mesit qendrojnë kryesisht në projektin sportiv. Mesi pret garanci në projektin e ardhshëm sportiv të klubit, i cili me Galtier në krye nuk është në të mirën e tij.

Humbja e fundit ndaj Lionit shkaktoi një valë kritikash për lojtarët e skuadrës dhe yjet e dhomës së zhveshjes. Përveç kësaj, te PSG-ja janë të mërzitur sepse Mesi ende nuk ka nënshkruar rinovimin e tij dhe kanë frikë se ofensiva e Barcelonës për ta rikthyer në La Liga do krijojë akoma më shumë dyshime te ylli argjentinas.

lionel mesi sulmuesi argjentinas psg

Lini një Përgjigje