TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Prill 2023, 18:49

Sulmuesi serb pezullohet me 8 ndeshje, shtyu arbitrin në humbjen ndaj Mançester Junajtid në Kupën e Anglisë

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi serb pezullohet me 8 ndeshje, shtyu arbitrin në humbjen ndaj

Lojtari i Fulhamit, Aleksandër Mitroviç, është pezulluar me tetë ndeshje nga Federata e Futbollit, pasi shtyu gjyqtarin Kris Kavanazh në humbjen e tyre në FA Cup ndaj Mançester Junajtid.

Sulmuesi i Serbisë u dënua me tre ndeshje për përjashtimin, tre për sjellje të dhunshme dhe dy të tjera për gjuhë “të pahijshme, fyese dhe kërcënuese”.

Mitroviç nuk do e kalojë me kaq, gjithashtu do të marrë një gjobë prej 75,000 £. Trajneri i Fulhamit, Marko Silva do të dënohet me dy ndeshje pasi u përjashtua. Futbolli anglez njihet për mos-tolerancë dhe diçka të tillë e vërtetoi edhe ky rast.

aleksandër mitroviç sulmuesi serb i fulhamit federata angleze e futbollit

Lini një Përgjigje