
Përfundojnë 2 ndeshjet e javës së 25 të Abissnet Superiores. Kastrioti dhe Teuta kanë ndarë pikët në stadiumin e Kamzës në sfidën që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Sfida nis me tension nga ekipet, por gjyqtari arriti t’i qetësonte. Në minutën e 43, Kastrioti mbeti me 10 lojtarë, pasi Karakaçi u largua nga fusha me karton të kuq.
Në minutën e 87 të sfidës krutanët pretenduan për penallti pas një prekje me dorë të topit nga Kuro. Arbitri e akordoi, por më pas shkoi te VAR-i për ta konfirmuar dhe e anuloi. Pas këtij barazimi pa gola Teuta pozicionohet në vendin e 7 me 33 pikë dhe Kastrioti në vendin e 10 me 24 pikë.
Kukësi ka arritur të marrë një fitore me shumë vlerë përballë Bylisit në shtëpi me rezultatin 2-0. Verilindorët kaluan në avantazh në pjesën e dytë, ku në minutën e 66 ishte Ndreca, i cili zhbllokoi sfidën.
Një lojë e kontrolluar mirë, e cila u shpërblye edhe me golin e dytë. Në minutën e 80 ishte Taipi, i cili dyfishoi shifrat dhe i vendosi kapakun kësaj sfide.
Këto tre pikë të fituara nga Kukësi, bëjnë që skuadra të ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 34 pikëve, ndërsa Bylisi ndodhet në zonën e kuqe, pra në vendin e 9 me 27 pikë.
Lini një Përgjigje