
Liga e Konferencës luajti katër ndeshjet e radhës në raundin e 1/8.
Në duelin ku gjykohej nga ekipi i arbitrave shqiptarë, me Enea Jorgjin kryesor, Fiorentina mundi Sivasporin me rezultatin 1-0, me turqit që mbetën me 10 lojtarë në fundin e takimit.
Bazeli i Taulant Xhakës nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 brenda në shtëpi me Slovan Bratislavën. Protagonist ishte dhe Andi Zeqiri, futbollisti shqiptar që luan me Zvicrën, i cili gjeti rrjetën.
Në takimet e tjera, Gent barazoi 1-1 me Bashkasheirin, ndërsa Leh Poznan mundi 2-0 në shtëpi Djurgard