Sport 2 Tetor 2023, 20:27

Kategoria Superiore/ Paqe në “Elbasan Arena”, Dinamo shmang në limite humbjen ndaj Vllaznisë

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria Superiore/ Paqe në “Elbasan Arena”, Dinamo shmang

Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e javës së 7-të mes Dinamos dhe Vllaznisë në “Elbasan Arena”, ku të dyja skuadrat morën nga 1 pikë.

Shanset ishin të shumta për të dyja skuadrat në pjesën e parë, me Vilan që pati një mundësi të artë në minutën e 21-të.

Shkodranët ngacmuan portën e kundërshtarit në fundin e fraksionit të parë me Malën, i cili s’konkretizoi si duhet. Loja ishte mjaft e vakët, me skuadrat që u kujdesën shumë për të mos pësuar.

Pjesa e dytë nisi në mënyrë perfekte për të besuarit e Migen Memelli. Balaj realizoi gol nga pika e bardhë e penalltisë, 11-metërsh ky i shkaktuar nga portieri Rexhepi, pas një ndërhyrje ndaj Grudës.

Dinamovitët nuk u dorëzuan dhe u shpërblyen për insistimin. 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Bardhi riktheu baraspeshën.

Skuadra e drejtuar nga Luigi di Biagio mbylli ndeshjen me një lojtar më pak. Zabërgja u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, në minutën e 90-të.

Me këtë barazim Vllaznia ndodhet në vendin e katërt, ndërsa Dinao ngjitet në venin e shtatë me pikë të barabarta me dy vendet e fundit.

vllaznia dinamo