
Shqipëria do të përballet me Serbinë në Leskovc në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës. Kuqezinjve u bën punë vetëm fitorja për të mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë që të dërgon në “play off”.
Silvinjo ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore megjithatë ka ende pak dilema sa i përket formacionit që do të hedhë në fushë.
Ndeshja do të nisë në orën 20.45. Pak minuta më parë, kombëtarja e drejtuar nga Silvinjo është nisur drejt stadiumit të Leskovcit nën masa të rrepta sigurie.
Lini një Përgjigje