TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2023, 19:53

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, gjoba pezullime dhe dënime në të gjitha kategoritë e futbollit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, gjoba

Komisioni i Disiplinës ka dhënë sot vendimet për ndeshjet e kësaj fundjave në futbollin shqiptar, me masa të cilat janë shpërndarë në kategori të ndryshme.

Në Superiore, ka qenë klub i Kastriotit i cili është ndëshkuar për sjelljen e tifozerisë, me gjobën që ka shoqëruar krutanët të cilët në dy ndeshjet në vijim nuk do të kenë as kapitenin Abaz Karakaçi, i cili u ndëshkua për shkak të protestës ndaj gjyqtarit i cili e nxori me karton të kuq.

Kanë qene dhe një mori lojtarësh të tjerë që janë dënuar me dy ndeshje pezullim nga disiplina për protesta ndaj vendimit të gjyqtarit të ndeshjes .

Vendimet e Komisionit të Disiplinës 

1-Lojtari i KS Kastrioti, Abaz Karakaci, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2-KS Kastrioti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3-Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4-Zyrtari i KF Burreli, Dorjan Bubeqi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5-Lojtari i KF Sopoti, Erando Seferi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6-Lojtari i KF Sopoti, Endri Goçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7-KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8-Lojtari i KF Naftëtari, Andreiono Cerriku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9-Lojtari i Valbona FK, Xhynejt Cutra, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10-Zyrtari i Valbona FK, Gazmend Fuçia, për protestë ndaj të zyrtarit të ndeshjes, në bashkim të nenit 32 dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11-KF Naftëtari, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

12-Zyrtari i KF Devolli, Armir Lukna, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13-Lojtari i FK Memaliaj, Djonis Ajdini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14-FK Memaliaj, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/ të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

komisioni disiplinës dënime pezullime

Lini një Përgjigje