Sport13 Mars 2023, 18:06

Rezultatet e dobëta dhe rreziku i rënies nga kategoria, Bano largohet nga stoli i lezhjanëve; Besëlidhja tanimë në duart e Alert Alcanit

Shkruar nga Pamfleti

Rezultatet e dobëta dhe rreziku i rënies nga kategoria, Bano largohet

Skuadra e Kategorisë së Parë, Besëlidhja po përjeton një sezon shumë të turbullt dhe rrezikon seriozisht t’i japë lamtumirën Kategorisë së Parë në fund të këtij edicioni.

Mesa duket lezhjanët nuk po gjejnë qetësi as me pankinën dhe sot kanë bërë ndryshimin e radhës. Pasi Artan Bano, i emëruar në stolin e këtij ekipi vetëm në ditët e para të janarit, është larguar nga drejtimi i skuadrës që mbyll renditjen e kampionatit.

Në periudhën në drejtim, Bano regjistroi 1 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, pa ia dalë që të ndryshonte situatën në klub. Ndërkohë që në stolin e Besëlidhjes është vendosur që të drejtojë përkohësisht Alert Alcani.

Ky i fundit ishte drejtor sportiv në klubin lezhjan prej disa javësh, por do të veshë përsëri tutat e trajnerit dhe do të jetë në drejtimin e ekipit për javët e mbetura, duke tentuar që të shpëtojë nga rënia në Kategorinë e Dytë.

 

besëlidhja tranjeri shkarkohet