TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2025, 18:00

Kristian Shpendi drejt Serisë A, drejtori i skuadrës ndjek nga afër sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Kristian Shpendi drejt Serisë A, drejtori i skuadrës ndjek nga

Kristian Shpendi po kalon një nga momentet më të mira të karrierës. Në këto kushte, sulmuesi 22-vjeçar i Kombëtares shqiptare me shumë mundësi do të largohet nga Çezena.

Mos në janar, kalimi i tij nga Çezena në një skuadër tjetër do të ndodhë patjetër në verë. Sipas mediave italiane, klubi i Xhenoas ka shfaqur interesim serioz për “yllin” e Kombëtares shqiptare.

Madje, drejtori sportiv i klubit të Serisë A, Marko Otolini ka qenë prezent në ndeshjen e fundit, ku Çezena u përball me Sampdorian. Pritet të shihet se ç’do të ndodhë me të ardhmen e shqiptarit.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena xhenoa

Lini një Përgjigje