TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2025, 15:43

Avari në avionin e Monakos, futbollistët e ekipit francez zbresin në pistë me të brendshme (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Avari në avionin e Monakos, futbollistët e ekipit francez zbresin

Ekipi i Monacos pati një incident të papritur para ndeshjes kundër Klub Bryzhit në Ligën e Kampionëve.

Shkaku ishte një defekt serioz në kondicionerin e aeroplanit. Ndërsa lojtarët hipnin në aeroplan, temperatura në kabinë u rrit në mënyrë të rrezikshme, duke rezultuar që lojtarët të mbeteshin… me të brendshme, duke pritur që defekti të riparohej. Disa nuk hezituan ta kapnin momentin dhe të ngarkonin pamjet në rrjetet sociale.

Pas pak kohe, ekipi zbriti në pistë për të marrë pak ajër të pastër dhe më pas u kthye në terminal, duke bërë që fluturimi të shtyhej. Në fund, udhëtimi i tyre u shty deri të enjten në mëngjes, disa orë para ndeshjes.

 

 

futbollistët e monakos champions league ndeshja me klub bryzh

Lini një Përgjigje