
Kristian Shpendi duket se e ka nisur me këmbën e mbarë këtë sezon futbollistik te skuadra e Çezenës, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës në duelin e parë të Serisë B ndaj Peskarës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1. Bardhezinjtë shënuan të parët me ish-sulmuesin e Prishtinës, Blesa në minutën e 31, ndërnkohë që vendasit e Peskarës rikthyen baraspeshën në minutën e 35 me Olzer.
Në pjesën e dytë, për t’i dhuruar sërish avantazhin Çezenës, mendoi pikërisht Kristian Shpendi, i cili në minutën e 49, nuk fali, duke përshëndetur rrjetën me një gjuajtje të kalibruar brenda zonës. Një gol ky me shumë peshë i realizuar në këtë start të sezonit.
Lini një Përgjigje