
Mesfushori shqiptar i Kosovës, Florent Muslija, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanelën e Fortuna Dyseldorfit ne Bundesligën 2 të Gjermanisë.
27-vjeçari i shënoi ish-skuadrës së tij Paderbornit, në triumfin 1-2 që skuadra e Dyseldorfit arriti në transfertë. Muslija tundi rrjetën në minutën e 42, duke ngritur rezultatin në 0-2.
Për skuadrën e mesfushorit shqiptar nga Kosova, kjo ishte fitorja e parë në javën e tretë të kampionatit. Vendasit luajtën me 10 lojtarë që prej minutës së 12.
Lini një Përgjigje