TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Gusht 2025, 17:44

Sulmuesi i Kosovës shkëlqen ndaj Leverkusenit, Erik Ten Hag bëhet për “aspirina”

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi i Kosovës shkëlqen ndaj Leverkusenit, Erik Ten Hag bëhet

Mbrëmë filloi zyrtarisht sezoni i ri i Bundesligës, ku Bajerni fitoi 6-0 ndaj Lajpcigut. Sot në mesditë, u luajtën ndeshjet e radhës, ku nuk munguan golat dhe befasitë. Erik ten Hag e nis me humbje te Leverkusen, pasi “Aspirinat” u mposhtën në shtëpi 1-2 nga Hofenhajmi, ku protagonisti kryesor i takimit ishte Fisnik Asllani.

Vendasit e filluan në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke gjetur golin pas 6 minutash lojë. Gjatë një goditjeje dënimi, Grimaldo krosoi në zonë, Kuansah dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Miqtë barazuan shifrat në minutën e 25 me Fisnik Asllanin. Sulmuesi i ri i Kosovës, pas një topi të marrë nga shoku i skuadrës, Ture, barazoi shifrat me një goditje të bukur.

Në fillimin e pjesës së dytë, Asllani u bë sërish protagonist, ku pas një topi të gjatë, ku 23-vjeçari mbrojti mirë topin dhe tërhoqi pas vetes mbrojtësit kundërshtarë, duke lënë të lirë shokun e skuadrës, Lemperle, i cili shënoi golin e avantazhit për Hofenhajmin. Rezultati përfundimtar, Leverkusen-Hofenhajm 1-2. Lojtari më i mirë i ndeshjes? Padyshim, Fisnik Asllani.

Në sfidat e tjera, të nisura në orën 15:30, Ajntrahti i Frankfurtit fitoi 4-1 ndaj Verder Bremen, Frajburgu u mposht në shtëpi 1-3 nga Augsburgu, Volfsburgu fitoi 1-3 në transfertë ndaj Heidenhajmit, Unioni i Berlinit mposhti 2-1 Shtutgartin. Në orën 18:30, luhet ndeshja e fundit për sot mes St.Paulit dhe Dortmundit.

bajer leverkusen hofenhajm bundesliga

Lini një Përgjigje