TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shkurt 2026, 15:35

Kristiano Ronaldo fillon të shpenzojë paratë e fituara si “president”, blen 25 përqind të aksioneve të klubit spanjoll

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo fillon të shpenzojë paratë e fituara si

Kristiano Ronaldo ka blerë 25 për qind të aksioneve të klubit spanjoll Almería, skuadër që aktualisht renditet e treta në Segunda División. Lajmi është konfirmuar përmes një komunikate zyrtare, ku theksohet se bëhet fjalë për një “investim strategjik” me synim afatgjatë.

Operacioni është realizuar përmes filialit të ri “CR7 Sports Investments”, pjesë e kompanisë së tij CR7 SA, me të cilën sulmuesi 41-vjeçar menaxhon aktivitetet e tij biznesore dhe investimet në fusha të ndryshme. Në njoftim nuk janë bërë publike detaje mbi vlerën financiare të transaksionit.

Në deklaratën e tij, Ronaldo ka theksuar se prej kohësh kishte ambicien të kontribuonte në futboll përtej rolit si lojtar. “Almería është një klub spanjoll me bazë të fortë dhe potencial të qartë rritjeje. Dua të punoj me ekipin drejtues për ta mbështetur klubin në këtë fazë të re zhvillimi”, është shprehur ai.

Presidenti i Almería-s, Mohamed Al Khereiji, e cilësoi hyrjen e Ronaldos në strukturën e pronësisë si një hap të rëndësishëm për projektin e klubit. Sipas tij, përvoja dhe njohja e thellë e futbollit spanjoll nga ana e portugezit pritet të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të skuadrës. “Ai konsiderohet më i miri në fushë, njeh shumë mirë ligat spanjolle dhe e kupton potencialin e asaj që po ndërtojmë këtu, si në ekipin e parë ashtu edhe në akademi”, deklaroi Al Khereiji.

Ky investim shënon një etapë të re në karrierën e Ronaldos si sipërmarrës, duke zgjeruar praninë e tij në futboll edhe në nivel drejtues dhe pronësor.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez almeria skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje