
Ndryshe nga sa pritej, Kristiano Ronaldo e mbylli edhe sezonin e dytë tek Al Nassr, pa fituar asnjë trofe dhe mbeti jashtë kualifikimit për në Champions League për sezonin e ri. Portugezi mbrëmë luajti ndeshjen e fundit për këtë sezon, ku shënoi edhe një gol, por një deklaratë e tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka shtuar zërat për largimin nga Al Nassr.
“Ky kapitull u mbyll, por historia mbetet të shkruhet”, postimi i Kristiano Ronaldos menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme të Al Nassr. “Footmercato” raporton se ylli portugez ka në tavolinë vetëm dy oferta: Njëra është që të vazhdojë të qendrojë ende tek Al Nassr, dhe tjetra është transferimi tek Al Hilal.
Në rast se Ronaldo vendosë të transferohet te Al Hilal, do ketë mundësinë të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që zhvillohet për herë të parë në këtë format, aty ku do ndeshej me ish-ekipin e tij, Realin e Madridit.
Sipas raportimit në fjalë, e ardhmja e Ronaldos është e sigurt që do jetë në Arabinë Saudite, vetëm tani mbetet të vendosë tek Al Nassr apo Al Hilal.
Lini një Përgjigje