
Adrion Pajaziti kërkohet nga Hajduku i Splitit, pas huazimit të suksesshëm te Gorica. Gjigantët e Kroacisë janë të gatshëm të nënshkruajnë me futbollistin shqiptar zbulon “sportske novosti”, në rast se Fulham nuk aktivizon opsionin e rinovimit pas rikthimit në Angli.
Pajaziti spikati në huazimin e tij te Gorica. Mesfushori 22-vjeçar mund të thuhet se vendosi titullin kampion në elitën e futbollit kroat, pasi shënoi dy gola vendimtarë në javët e fundit.
Fillimisht në javën e 31 ndaj Dinamos së Zagrebit. Pajaziti shënoi golin e vetëm të sfidës. Tri javë më vonë ishte Hajduku i Splitit, që la dy pikë të arta me barazimin 1-1 ndaj Goricës ku Pajaziti shënoi. Në fund Rijeka rezultoi përfituesja e madhe, që u shpall kampion.
Pajaziti ka merituar sërish ftesën e Kombëtares shqiptare nga Silvinjo. Pas debutimit ndaj Anglisë dhe minutat e fituara kundër Andorrës, mesfushori do të jetë alternativë edhe për ndeshjet e qershorit. Ndërkohë jo vetëm Hajduku i Splitit, pasi në të njëjtën kohë edhe klube gjermane shprehen të interesuara. Për këtë duhet pritur lëvizja e Fulhamit ku Pajaziti aktivizohej me moshat.
Lini një Përgjigje