Sport24 Maj 2023, 20:37

Kristiano Ronaldo u refuzua nga Barcelona, transferimi që mund të kishte ndryshuar gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldo u refuzua nga Barcelona, transferimi që mund të

Botimi ‘Planet Football’ kujtoi momentin kur presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, pranoi se skuadra e tij kishte patur mundësinë të transferonte Kristiano Ronaldon në “Camp Nou”.

Disa vite më parë, presidenti i katalanasve tha, se në vitin 2003, kur Ronaldo kishte veshur fanelën e Sportingut, Barcelona kishte kontaktuar me menaxherin e tij të asaj kohe, të famshmin Jorge Mendes.

"Ne ishim në rindërtim të plotë të skuadrës dhe ai ishte te Sporting, në prag të nënshkrimit me Mançester Junajtid. Agjenti Mendes na tha se ai ka një lojtar shumë të mirë, të quajtur Kristiano Ronaldo,"- tregon Laporta.

Portugezët ishin të gatshëm ta shisnin për rreth 19 milionë euro, por në fund Junajtid ishte skuadra që e pagoi atë shumë.

Kristiano Ronaldo mbërriti në Spanjë në vitin 2009 te Reali i Madridit, ku zhvilloi 438 ndeshje, realizoi 450 gola dhe dha 131 asiste, janë shifrat e regjistruara nga CR7 në “Santiago Bernabeu”. Tregues impresoinues…

Në verën e të njëjtit vit, Barcelona vendosi të transferojë një tjetër lojtar premtues nga Sportingu. Ai ishte Rikardo Kuaresma.28 ndeshje, një gol dhe dy asiste ishin shifrat e tij me ‘blaugranët’.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez barcelona