
Sokol Cikalleshi nuk ka ndërmend të ndalet në Arabinë Saudite. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është kthyer në një protagonist absolut me skuadrën e tij, Al-Khalij. Në sfidën ndaj Al-Uehda, kavajasi arriti të asistonte dy herë, ndërsa shndërroi në gol një penallti të fituar po vetë.
Paraqitja fantastike e Cikalleshit nga Soffascore është vlerësuar me notën 8.5, teksa sulmuesi shqiptar është vendosur edhe në formacionin e javës në kampionatin arab. Ajo që bie në sy është mospërfshirja e Kristiano Ronaldos në këtë 11-tëshe, me Cikalleshin që merr peshën e sulmit.