TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Maj 2023, 17:09

Kristiano Ronaldos nuk i ndahet shpirti nga Portugalia, dalin pamjet e vilës luksoze në Madeira (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristiano Ronaldos nuk i ndahet shpirti nga Portugalia, dalin pamjet e

Kristiano Ronaldos nuk i ndahet shpirti nga Portugalia. Në fakt, përveç dy vilave që zotëron tashmë në ishullin ku është rritur, Madeira, ai po ndërton edhe një shtëpi të re në Kuinta da Marinja. Vila superluksoze është zbuluar nga Lili Kanekas, prezantuesja portugeze, e cila ka arritur të sigurojë disa imazhe nga punimet.

“Shtëpia e Kristiano Ronaldos në Kuinta da Marinja është pothuajse gati. Kaskai ju pret” – mësohet të ketë thënë ajo. Kuinta da Marinja është një lokalitet rezidencial brenda komunës së Kaskais. Nuk mund të flitet akoma për kosto, pasi nuk kanë përfunduar punimet, por me siguri shifrat janë të jashtëzakonshme.

Sa i përket vilave të tjera, CR7 ka një të tillë edhe në Torino, ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur ajo në Çishajër, që prej kohës kur luante te Mançester Junajtid.

 

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje