TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2026, 19:31

Kristjan Asllani protagonist me gol dhe asist për Beshiktashin, mesfushori shqiptar “çon peshë” stadiumin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kristjan Asllani protagonist me gol dhe asist për Beshiktashin, mesfushori

Kristjan Asllani është shfaqur vendimtar në sfidën që Beshiktashi po zhvillon në transfertë përballë Gaziantep, e vlefshme për javën e 32-të të Superligës turke. Deri në këto momente, skuadra nga Stambolli kryeson me rezultatin minimal 0-1.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në aksionin e golit të vetëm të takimit. Në minutën e 9-të, Asllani dha një asist të saktë për Tiago Djalo, i cili nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë.

24-vjeçari nga Elbasani, i transferuar te Beshiktashi gjatë merkatos së janarit, regjistron kështu asistin e tij të tretë me fanelën e “Shqiponjave të Stambollit”. Përveç kësaj, ai ka shënuar edhe një gol që prej ardhjes në ekip.

Pas asistimit në minutën e 8-të, elbasanasi ka realizuar nga penalltia në të 22 minutë.

Mund të thuhet pa frikë, se sfida në fjalë, përkon me paraqitjen më të mirë nga mesfushori kuqezi te “Shqiponjat” e Stambollit, pas largimit nga Torino në merkton e janarit.


   

 

kristjan asllani mesfushori shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje