TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2026, 18:03

Tolerime për skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria, kompanitë e basteve favorizojnë Flamurtarin; Vora “mposht” Elbasanin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Tolerime për skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria,

Të gjitha ndeshjet e javës së 34-t të Superligës janë programuar të zhvillohen të shtunën në orën 16:00. Megjithatë, përballjet e kësaj jave shoqërohen me dyshime të reja, të nxitura nga lëvizjet e pazakonta në tregun e basteve sportive.

Në javët e fundit është diskutuar shpesh për mundësi tolerimesh në ndeshjet e kampionatit. Këto dyshime u përforcuan edhe në javën e 33-të, ku katër skuadrat që luftojnë për mbijetesë, Flamurtari, Tirana, Bylis dhe Vora arritën fitore ndaj kundërshtarëve që konsideroheshin më të fortë në letër.

Për javën e ardhshme, vëmendjen e tërheqin veçanërisht koeficientët e kompanive të huaja të basteve. Në ndeshjen Partizani-Flamurtari, skuadra vlonjate, e renditur në vendin e fundit dhe që luan në transfertë, kuotohet me një koeficient 1.45 për fitore. Ky vlerësim i jep Flamurtarit një probabilitet dukshëm më të lartë fitoreje krahasuar me Partizanin, që kuotohet me 6.5, pavarësisht se “të kuqtë” janë në garë për fazën “final-four”.

Tolerime për skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria,

Një situatë e ngjashme vihet re edhe në përballjen Vora-Elbasani. Edhe pse Elbasani kryeson renditjen, koeficientët sugjerojnë një probabilitet më të ulët fitoreje krahasuar me Vorën, e cila lufton për të siguruar mbijetesën.

Këto zhvillime kanë shtuar pikëpyetjet mbi integritetin e garës, megjithëse deri më tani nuk ka reagime zyrtare nga institucionet përkatëse apo organizatorët e kampionatit.

Tolerime për skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria,

vora elbasani partizani abissnet superiore

Lini një Përgjigje