TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Maj 2026, 16:46

Surprizë e madhe në Turqi, Qazim Laçi shënon golin e 7 sezonal me ekipin e Rizesporit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Surprizë e madhe në Turqi, Qazim Laçi shënon golin e 7
qazim laçi

Qazim Laçi ishte protagonist në përballjen mes Rizesporit dhe Koniasporit, e vlefshme për javën e 32-të të kampionatit turk, e cila aktualisht është në barazim 1-1.

Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm për skuadrën vendase deri në këtë fazë të takimit. Laçi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 18-të, duke rikthyer barasapeshën pas avantazhit të miqve.

Me këtë gol, 30-vjeçari arrin në kuotën e 7 golave në kampionat për këtë sezon. Përveç kontributit në shënimin e golave, ai ka dhënë edhe 8 asiste, duke konfirmuar rolin e tij të rëndësishëm në repartin e mesfushës së Rizesporit.

Kontributi i tij në 15 gola përgjatë kampionatit, ishte dhe asisti kryesor i Rizesporit për mbijetesën. 30-vjeçari u transferua në merkaton e verës së kaluar dhe rezultoi investimi i duhur.

 

qazim laçi mesfushori i kombëtares rizespor

Lini një Përgjigje