TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Tetor 2023, 20:59

Kryeqyteti vishet i kuq/ Partizani fiton sfidën jubilare, Tirana ‘tërbohet’ nga ‘demat’ dhe bie në ‘Air Albania’ (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kryeqyteti vishet i kuq/ Partizani fiton sfidën jubilare, Tirana

Derbi i kryeqytetit vishet i kuq. Sfida jubilare, ajo e 200 mes këtyre dy ekipeve ka folur për Partizanin. “Demat” kanë mposhtur Tiranën në “Air Albania” me rezultatin 2-1.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 77. Maget realizoi me kokë pas një goditje nga këndi.


Në minutën e 90, Tirana barazoi shifrat. Hasani mori një pasim nga e majta dhe nuk gaboi me gjuajtjen e tij.


Në minutën e 90+2, Partizani gjeti golin që i dha 3 pikët.Me aksionin e parë pas rifillimit të ndeshjes, një gjuajtje e Kekos u devijua në portë nga Mensah, duke kthyer përsëri në avantazh të kuqtë.


Pjesa e dytë nisi vrullshëm. Në minutën e 46, Cara u shfaq i vetëm para portës, pasoi për Rrapajn, por gjuajtja e tij u ndal nga Abdullahu.

1 minutë më vonë, edhe Bintsuka u shfaq i vetëm para portës. Abdullahu bëri mrekullinë për herën e dytë radhazi brenda pak sekondash.

Në minutën e 51, Tirana goditi tramversën. Bytyçi ktheu në asist për Abazajn një harkim të Latifit dhe sulmuesi gjuajti, por gjeti traversën e portës së të kuqve.


Në minutën e 65, Taipi goditi nga e majta, por Abdullahu devijoi mbi traversë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 4, të kuqtë patën rastin e artë për të kaluar në avantazh me dyshen Rrapaj-Cara. Pasimi i mesfushorit ishte shumë i fortë dhe nuk i dha mundësinë sulmuesit të shfaqej i vetëm para portës. Najdovski largoi topin në fund.


Në minutën e 14, Bintsuka tentoi golin me “akrobaci”, por nuk ia arriti qëllimit.


9 minuta më vonë, Latifi vodhi topin para zonës së Partizaniz dhe goditi drejt portës, por nuk gjeti katërkëndorin.


Në minutën e 27, Cara iu shkëput mbrojtjes bardheblu dhe doli i vetëm përpara portierit, por Abdullahu ndaloi gjuajtjen e tij me një pritje “alla Nojer”, duke shpëtuar një gol të sigurt.


Me këtë fitore, Partizani renditet në vendin e dytë me 14 pikë, dy më pak se Egnatia kryesuese, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak, ndërsa Tirana mban vendin e 3 me 13 pikë.

partizani tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje