Sport24 Janar 2024, 15:21

Kupa e Shqipërisë/ “BIGËT” e elitës kalojnë në fazën çerekfinale, rikthehet Skuka i vjetër te Partizani, Dinamo mbetet pa trofe

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ “BIGËT” e elitës kalojnë

Asnjë surprizë në 6 ndeshjet e para të fazës së 1/8 në Kupën e Shqipërisë. Të gjithë ekipet favorite kaluan më tej, ndërsa në duelin mes dy ekipeve të elitës, Laçi-Dinamo, triumfoi ekipi i Mirel Josës me rezultatin minimal 1-0.

Partizani mposhti me përmbysje Apoloninë, një ndeshje e cila u vendos në pjesën e dytë. Portieri Harizaj kaloi fierakët në avantazh, teksa në tentativën e dytë nga pika e bardhë e penalltisë mposhti kapitenin Alban Hoxha.

Të kuqtë e Orges Shehit iu përgjigjën menjëherë, teksa Xhuliano Skuka realizoi një gol shumë të bukur, i pari për të në këtë rikthim në shtëpinë e kuqe. Për të mbyllur llogaritë me Apoloninë mendoi Mensah që sigloi shifrat përfundimtare në 3-1.

Një fitore të pastër 3-0 siguroi Tirana përballë Korabit duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Lulaj, Latifi dhe Hoxhallari ishin autorët e golave.

 

tirana partizani dinamo kupa e shqipërisë