TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Prill 2026, 20:08

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia dhe Elbasani ndajnë pikët, Dinamo-Vllaznia prodhon çdo gjë përveç fituesit

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë/ Egnatia dhe Elbasani ndajnë pikët,

 

Janë mbyllur dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke lënë të hapur garën për kualifikimin në finale.

Gjysmëfinalja mes Egnatias dhe Elbasanit nuk prodhoi fitues, me takimin që u mbyll me barazimin 1-1. Takimi i luajtur në Rrogozhinë nisi me emocione, me Sotën që kaloi në avantazh vendasit që në minutën e 5’ të takimit.

Verdheblutë arritën të barazonin një minutë nga fundi i pjesës së parë me Ze Gomes. Pjesa e dytë nuk prodhoi po aq emocione, me të dyja skuadrat që menaxhuan rezultatin.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh, ku të dyja ekipet do të luajnë për kualifikimin në finale.

Dinamo dhe Vllaznia barazuan me shifrat 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë, në një duel që prodhoi çdo gjë.

Të dyja skuadrat treguan kujdes, por goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 43’, me shkodranët që kaluan në avantazh me anë të Bismark.

Në pjesën e dytë, “Nëndetësja” pati mundësinë të barazonte sfidën, por Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 53.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, kuqeblutë mbetën me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Gurishtës në minutat e fundit, ndërsa barazimi erdhi në minutën e 102′ nga Bregu, i cili kësaj radhe nuk gaboi nga pika e bardhë.

Në ndeshjet e kthimit që do të luhen pas 2 javësh, më 22 prill, do të vendosen edhe dy skuadrat që do të përballen në finalen e madhe.

dinamo vllaznia elbasani egnatia kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje