
Te Tirana vazhdon rebusi i trajnerit të ri të skuadrës për sezonin e ardhshëm. Gjatë gjithë këtyre ditëve është diskutuar se cili do të jetë timonieri i bardhebluve.
Nga kryeqytetasit nuk ka një emër konkret. Një emër që po mban në ankth gjithë popullin bardheblu.
Të shumtë janë emrat që qarkullojnë për të marrë drejtimin e Tiranës, por asnjë nuk ka dalë në sipërfaqe.
Gjithsesi, Halili, me shumë mundësi, do të zyrtarizojë një emër maksimumi deri të dielën. Opsionet në tavolinën e presidentit të Tiranës janë disa, i takon atij që të vendosë për të ardhmen.
Lini një Përgjigje