TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Korrik 2025, 15:58

Nga Gjeorgjia në Tiranë, bardheblutë prezantojnë sulmuesin që i eliminoi nga Europa

Shkruar nga Pamfleti

Nga Gjeorgjia në Tiranë, bardheblutë prezantojnë sulmuesin

Tirana ka përforcuar repartin ofensiv të ekipit me transferimin më të ri në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Tsotne Patsatsia i cili është afrimi më i ri i bardhebluve të kryeqytetit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Tirana përmes një postimi në faqen zyrtare. Sulmuesi 25-vjeçar ka firmosur një kontratë me bardheblutë deri në fund të qershorit të vitit 2027.

25-vjeçari aktivizohet në krahun e djathtë të sulmit. Në sezonin e kaluar ishte pjesë e Torpedo Kutaisit. Patsatsia ishte pjesë e skuadrës së Torpedos, kur eliminuan bardheblutë në turin e parë të Ligës së Konferencës. Dhe pse në të dyja ndeshjet nuk mori asnjë minutë. Këtë vit është aktivizuar 18 ndeshje me Torpedon duke shënuar dy gola dhe asistuar dy të tjerë.

Postimi i Tiranës në Facebook:

Mirësevjen Tsotne Patsatsia! ⚪️????

Klubi i Futbollit Tirana ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me futbollistin Tsotne Patsatsia, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardheblu për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori gjeorgjian ka firmosur një kontratë 2 vjeçare duke u bërë përforcimi më i ri në radhët e kampionëve historikë të Shqipërisë.

Patsatsia është një lojtar me cilësi teknike dhe fizike, i njohur për qetësinë me topin, vizionin në ndërtimin e lojës dhe përkushtimin në fushë. Me eksperiencën e tij në kampionatet jashtë vendit dhe ambicien për të dhënë maksimumin, ai pritet të jetë një vlerë e shtuar për mesfushën e Tiranës.

Mirësevjen në familjen bardheblu, Tsotne!

Suksese dhe sa më shumë fitore me fanellën më të lavdishme në Shqipëri! ????????⚽️

tirana tsotne parsatsia sulmuesi gjeorgjian

Lini një Përgjigje