TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Tetor 2024, 22:51

Liga e Kombeve/ Greqia “trondit” Anglinë në ‘frymën e fundit’, Italia fal avantazhin e dyfishtë

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kombeve/ Greqia “trondit” Anglinë në

Mbrëmjen e sotme janë luajtur plot 8 ndeshje të vlefshme për raundin e 3 të Ligës së Kombeve. Në sfidat e kësaj mbrëmje kishte surpriza dhe plot 28 gola.

Në Ligën A, Italia ka barazuar përballë Belgjikës me rezultatin 2-2, edhe pse italianët ishin në avantazh 2-0 si fillim. 

Ishte Kambiaso që shënoi në sekondat e para të sfidës, ndërsa për golin e dytë mendoi Retegui, ndërsa golin për belgët e shënoi De Kuiper. Vlen të përmendet që prej minutës së 38, Italia po luan me 10 lojtarë, pasi Pelegrini u ndëshkua me karton të kuq. Me nisjen e pjesës së dytë Belgjika u bë më kërkuese duke gjetur barazimin me Troshard.

Deri në fundin e ndeshjes në “Olimpico”, nuk pati ndryshim rezultati. 

Po në këtë Ligë, Franca fitoi 4-1 kundër Izraelit me golat e Kamavingës, Nkunku, Guendozi dhe Barkola.

Në Ligën B, Anglia u mposht në mënyrë surprizuese nga Greqia me rezultatin 1-2. Golat për grekët u shënuan nga Pavlidis, ndërsa për "3 Luanët" rrugën e rrjetës e gjeti Xhud Belingam.

Ndërsa Norvergjia fitoi pa probleme 3-0 ndaj Sllovenisë. Kazakistani u mposht në transfertë 4-0 nga Austria, ndërsa Finlanda humbi 1-2 ndaj Irlandës.

Në Ligën C, Ishujt Faroe dhe Armenia e mbyllën ndeshjen në barazim 2-2, ndërsa Gjibraltari triumfoi 1-0 me San Marinon në Ligën D.

 

Lini një Përgjigje