TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2025, 19:28

Liverpuli i jep leksion futbolli Sitit, të kuqtë arratisen nga ndjekësit dhe vendosin njërën dorë te titulli

Shkruar nga Pamfleti

Liverpuli i jep leksion futbolli Sitit, të kuqtë arratisen nga

Liverpuli ka fitur me rezulatin 0-2 ndaj Mançester Sitit, në supersfdiën e javës në Premier Ligë, që u luajt në “Etihad”. Një dominim i plotë i të kuqve nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, duke mos e diskutuar fitoren në asnjë moment.

Në minutën e 14, MekAllister ekzekutoi shkurt goditjen e këndit, Shoboslai pasoi për Salah brenda zonës, egjiptiani nuk gaboi nga një pozicion i tillë, i ndihmuar dhe nga devijimi i mbrojtësve të Sitit, topi përfundoi në rrjetë.

Goli i dytë u shënua në minutën e 37, këtë herë ishte radha e Mohamed Salah për të asistuar për Shoboslai, hungarezi dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur. 

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Liverpuli rrit diferencën në 11 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Arsenali. Siti mbetet në vendin e katërt me 44 pikë, njësoj sa Njukasëlli i vendit të pestë.

Lini një Përgjigje