TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Tetor 2024, 18:26

Lojtari belg humbet tre gishta, i plas në dorë fishekzjarri gjatë ndeshjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Lojtari belg humbet tre gishta, i plas në dorë fishekzjarri gjatë

Një futbollist i kategorive të ulta në Belgjikë ka humbur një gisht dhe i janë prerë pjesërisht dy të tjerë pasi i ka plasur në dorë një fishekzjarr i hedhur në fushë nga një tifoz dhe të cilën lojtari po mundohej ta largonte nga fusha.

Fabio Shiafino, i cili luan me KSCT Menen në kategorinë e katërt belge, kishte shënuar dy gola gjatë ndeshjes dhe po e festonte më së miri datëlindjen e tij deri në momentin kur ndodhi incidenti i pakëndshëm, shkruan A2 CNN.

Më plasi në dorë dhe kur u largua tymi, pashë që një pjesë e gishtave të mi ishin zhdukur”, rrëfen Shiafino për “HLN”.

Presidenti i ekipit vendas, SK Zillebeke, sqaroi pas ndeshjes: “Fillimisht, të gjithë menduan se ishte një bombë tymuese, por më pas doli se ishte në të vërtetë një Cobra 6. Është një armë e rëndë piroteknike me fuqinë e një granate dore dhe është e ndaluar në vendin tonë”.

Policia arrestoi tifozin që hodhi fishekzjarrin, një 21-vjeçar nga Ëevelgem, për t'u marrë në pyetje dhe më pas e la të lirë.

fabio shiafino futbollisti belg

Lini një Përgjigje