
Fenerbahçe i ofroi Zhoze Murinjos mundësinë për të jetuar në shtëpinë më të mirë në Stamboll, por trajneri nuk pranoi, pasi preferon të jetojë në një hotel.
“Daily Mail” raporton se trajneri portugez jeton në Hotelin Four Seasons, një hotel luksoz me pesë yje, i krijuar nga një rezidencë e shekullit të 19 në pjesën evropiane të qytetit.
Dhoma më e lirë kushton rreth 1.200 euro për natë, por shpenzimi sigurisht nuk duhet të jetë një dhimbje koke për Murinjon, i cili fiton 10 milionë euro në sezon te ‘Feneri’.
“Daily Mail” e gjeti trajnerin portugez në hotel, pak ditë pas dasmës së vajzës së tij Matilde, të veshur me tuta Adidas, marka e tij e zgjedhur prej disa dekadash.
Në mëngjes, Murinjo zakonisht noton në një nga pishinat e hotelit, përpara se shoferi ta çojë në qendrën stërvitore të Fenerbahçes.
Ndonjëherë ai del jashtë hotelit dhe ha në një restorant aty pranë, por punonjësit thonë për 'Daily Mail' se tekniku zakonisht ha në hotel dhe se pothuajse çdo natë ai porosit supë pule, një pica margherita, akullore dhe ujë me gaz.
Kjo nuk është hera e parë që Murinjo jeton në një hotel. Kur ai drejtonte Mançester Junajtid, trajneri portugez qendroi në hotelin luksoz “The Lowry” gjatë 935 ditëve që ishte në Old Trafford.
Lini një Përgjigje