
Ish-mbrojtësi i Çelsit, Mikael Duberri, ka rrëfyer një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, duke zbuluar se luajti finalen e Kupës së Kupave Evropiane pa mundur të lëvizte gjysmën e fytyrës, pasi ishte diagnostikuar me Bell’s Palsy vetëm disa javë para ndeshjes.
Duberri, sot 50 vjeç, e ndau këtë përvojë në podcastin SACKED!, duke e përshkruar si një nga sfidat dhe arritjet më të mëdha të karrierës së tij në fillimet si futbollist profesionist.
“Unë isha 21 vjeç dhe në kulmin e formës sime. Pak para finales u diagnostikova me Bell’s Palsy, që në thelb është si një mini-ischem në njërën anë të fytyrës. Nuk mund të lëvizja gjysmën e fytyrës dhe ndihesha i tmerruar,” tregoi ai.
Megjithatë, mbrojtësi anglez arriti të bindë trajnerin e atëhershëm të Çelsit, Xhanluka Viali, se ishte në gjendje të luante. Ai u aktivizua si titullar në finalen kundër Shtutgartit, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të skuadrës londineze në Stokholm.
Duberri theksoi se motivimi i tij kryesor ishte të mos shihej si pika më e dobët e ekipit, pavarësisht se përballë kishte futbollistë me përvojë të madhe ndërkombëtare.
“Sa herë shoh fotot e festimeve pas ndeshjes, pyes njerëzit se çfarë shohin. Ata thonë ‘lavdi’ dhe ‘fitore’. Ndërsa unë them: ‘Qendrueshmëri’. Sepse fytyra ime në atë moment tregon gjithë luftën dhe vendosmërinë që më duhej për të përballuar Bell’s Palsy-n,” shtoi ai.
Lini një Përgjigje