
Myrto Uzuni luan prej disa javësh i dëmtuar në kampionatin spanjoll me fanelën e Granadës. Por futbollisti po vazhdon të gjejë me rregullsi rrugën e rrjetës, teksa sot ka shënuar golin e tij të 11 të këtij edicioni në elitën e kampionatit spanjoll.
Në ndeshjen mes Granadas dhe Osasunës, në startin e pjesës së dytë, ai shmangu pozicionin jashtë loje dhe i vetëm para portës mike nuk gaboi, duke dyfishuar në ato momente rezultatin në favor të skuadrës së tij.
28-vjeçari po zhvillon sezonin e tretë te kjo skuadër, më parë ai është aktivizuar te Ferencvarosh në Hungari dhe Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci.
???????? Goal: Myrto Uzuni | Granada 2-0 Osasuna
— FootColic ⚽️ (@FootColic) April 28, 2024
Myrto Uzuni fires the ball in and gets on the scoresheet!pic.twitter.com/3qQhzJjxgd
Lini një Përgjigje