TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2023, 20:26

Luçiano Spaleti zyrtarisht trajneri i ri i Italisë, ish-tekniku i Napolit merr “çelsat” e kampionëve të Europës deri në vitin 2026

Shkruar nga Pamfleti

Luçiano Spaleti zyrtarisht trajneri i ri i Italisë, ish-tekniku i

Federata Italiane e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha dilemave, duke zyrtarizuar Luçiano Spaletin si trajnerin e ri të “Axurrëve”, pak ditë pas largimit të papritur të Roberto Mançinit nga drejtimi i saj.

Ai merr çelësat e skuadrës deri në vitin 2026.

Federata Italiane, nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me Spaletin, teksa ai niste punën në ditët e para të shtatorit, kur do të bëhej edhe prezantimi i tij gjatë grumbullimit të përfaqësueses italiane për eliminatoret e “EURO 2024”, kur Italia luan ndaj Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës.

I japim mirëseardhjen Spaletit, kombëtarja kishte nevojë për një trajner të madh dhe jam shumë i lumtur që ka pranuar drejtimin teknik të të kaltërve. Entuziazmi dhe kompetenca e tij, do të jenë thelbësore për sfidat që presin Italinë në muajt në vijim”, tha presidenti i FIGC, Gabriele Gravina.

luçiano spaleti italia

Lini një Përgjigje