TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2023, 20:12

Për divorcin do të dëshmojë edhe e dashura aktuale e Françesko Totit, seancat gjyqësore të ish-kapitenit të Romës s’kanë fund

Shkruar nga Pamfleti

Për divorcin do të dëshmojë edhe e dashura aktuale e

Françesko Toti nuk po kalon një jetë të qetë pas tërheqjes nga futbolli. Ndarja nga ish-partnerja Ilari Blasi nuk ka përfunduar ende dhe dy palët janë në seanca gjyqësore në mënyrë që gjithçka të ndahet.

Së fundmi, mediat italiane raportojnë se seanca e radhës mes palëve është në datën 20 shtator dhe në këtë seancë, do të ketë edhe një dëshmitare shumë të veçantë. Noemi Boki do të jetë prezente në sallë dhe do të japë dëshminë e saj, e cila mund të ndryshojë historinë e kësaj seance.

Noemi është aktualisht e dashura e Totit dhe Ilari e konsideron si personin fajtor që e ka shkatërruar këtë lidhje. Ajo shprehet se çifti ka pasur një marrëdhënie gjatë kohës kur ishin ende bashkë dhe për këtë do të merret dëshmia e saj.

françesko toti ilari blasi noemi boki

Lini një Përgjigje